Një fermer ka pasur të njëjtin vakt çdo darkë për dhjetë vitet e fundit. Ai është mjaft i përkushtuar ndaj këtij vakti, saqë e ha edhe ditën e Krishtlindjes. Për një dekadë rresht ai ka ngrënë peshk, një qepë të madhe, një vezë dhe fasule të pjekura çdo darkë.

Për ëmbëlsirë, ai ka preferuar të hajë disa biskota. Wilf, i cili jeton në luginën Teifi, Uells gjatë drekës preferon të hajë një dardhë, një portokall dhe 5 sandwich. Fermeri i deleve mund të hajë dhe ndonjë supë nëse koha është shumë e ftohtë.

72-vjeçari, i cili kujdeset për 71 dele, ka kaluar tërë jetën e tij në blegtori dhe vetëm një herë është larguar nga Uellsi, për të vizituar një fermë në Angli.

“Unë nuk jam i interesuar për ushqime të tjera. Unë kurrë nuk kam pasur ushqime kineze, indiane, franceze. Pse të ndryshoj? Unë tashmë kam gjetur ushqimin që dua”, tha Wilf për Guardian.

Wilf nuk është tunduar kurrë të largohet nga ferma e tij në Uellsin perëndimor për një periudhë të gjatë dhe nuk i pëlqen ideja për të jetuar në një qytet. Filozofia e tij kur bëhet fjalë për të ngrënë është ajo që ai ka mësuar nga bagëtitë e tij që nuk kërkojnë asnjë gjë tjetër përveç darkës së tyre.

“Të ushqyerit e deleve dhe duke parë sa të lumtur janë ato më bën të lumtur”, tha ai. /tvklan.al