Klosi: Bjeshkët janë unike. Valbona ka sezon 12 muajt e vitit

Me muzikë popullore të Tropojës, Valbona ka çelur sezonin turistik.  I pranishëm në këtë aktivitet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, pohoi se bjeshkët kanë sezon dhe frekuentohen nga turistët përgjatë gjithë vitit.

“Unë në fakt jam kundra ditëve kur hapet sezoni pasi në fakt Valbona ka sezon 12 muajt e vitit dhe ne fakt 12 muajt e vitit ka turist. Shumë bukur këtu tashmë çdo ditë zbukurohet çdo ditë pasurohet, shtohen kapacitetet akomoduese shtohen shërbimet por njëkohësisht me shërbimet shtohen edhe pemët. Nuk kemi më prerje pemësh, dëmtim të natyrës”.

Klosi vlerësoi bjeshkët si një pasuri e madhe natyrore.

“Është vendi dhe unë nuk dua të diskutoj për kufijtë. Është vendi ku duhet ta shijojnë të gjithë shqiptarët e Shqipërisë e Kosovës e Malit të Zi e Maqedonisë këto bukuritë e natyrës. Bjeshkët janë unike në Ballkan janë kaq të bukura”.

Panairi me ushqime tradicionale të zonës ishte dhe përmbyllja e aktiviteteve të pranifikuara për të çelur sezonin turistik të Valbonës.

Tv Klan