aksidentNjë fëmijë 8-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zaharisht të Hasit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti janë plagosur edhe dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e është transportuar më helikopter drejt Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tv Klan