Një person është vënë në pranga në Tiranë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar me iniciale R.L. Ai u kap në lagjen “Ali Demi”.

Mësohet se sapo ka vënë re uniformat blu, i riu ka tentuar që të largohet me vrap dhe ka hedhur pistoletën në tokë. Por efektivët e njësisë “Shigjeta” e kanë ndjekur dhe e kanë vënë më pas në pranga.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftimin e policisë./tvklan.al