Gjykata e Posaçme vuri në sekuestro një tjetër pronë me sipërfaqe 5080 m2 në kuadër të hetimeve që po kryhen për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i vënë në pranga disa ditë më parë.

SPAK thotë se kjo pronë është tjetërsuar duke iu mbivendosur një pronë tjetër, tokë bujqësore.

Dhe për këtë, Goro bashkë me vartësin e tij, referuar Prokurorisë kanë tejkaluar kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje.

Ky veprim thotë SPAK ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare.

Më herët për të njëjtin hetim, në sekuestro është vendosur edhe një pronë me sipërfaqe 5512 m2.

Tv Klan