Raportim Live
10:07, 4 Gusht 2024

Himarë fshat: Rreth 200 qytetarë nuk lejohen të votojnë, shkaku kartat e identitetit të skaduara

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli raporton se rreth 200 qytetarë janë paraqitur të votojnë me karta identiteti të skaduar në Himarë fshat, por nuk janë lejuar nga ana e komisionerëve. Me përjashtim të këtij rasti, votimi në qendrat e Himarës po vijon normalisht dhe pa probleme.

9:51, 4 Gusht 2024

Pjesëmarrja deri në orën 09:00 në votime: 6.53 %

Pjesëmarrja deri në orën 09:00 në votime: 6.53 %

Pjesëmarrja në votime raportuar nga 33 qendra votimi (36 që janë në total):

Deri në orën 09:00 kanë votuar 1418 qytetarë, ose përkthyer në përqindje, 6.66 %.

9:45, 4 Gusht 2024

KQZ: Procesi po ecën normalisht, 36 qendrat e votimit të hapura deri në 19:00

Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.

Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

8:10, 4 Gusht 2024

Procesi i votimit vijon rregullisht në të gjitha qendrat

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të Himarës ka vijuar rregullisht në të gjitha qendrat. Deri në këto momente nuk janë ndeshur problematika në lidhje me identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Rreth orës 10:00 pritet që kandidati socialist, Vangjel Tavo të votojë në Palasë, ndërsa kandidati i opozitës, Petro Gjikuria në Dhërmi.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, i cili po ndjek nga afër procesin e votimit në Himarë raporton se është vënë re interes edhe nga emigrantët që jetojnë në Greqi, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të zgjedhur kryebashkiakun.

7:05, 4 Gusht 2024

Përfundon dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi

Përfundon dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi

Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse.

Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë, ku do të qëndrojnë të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë.

7:00, 4 Gusht 2024

Himara zgjedh sot kryebashkiakun! Pjesëmarrja në votime deri në orën nëntë, 6.66 % (Të gjitha zhvillimet)

Himara zgjedh sot kryebashkiakun! Pjesëmarrja në votime deri në orën nëntë, 6.66 % (Të gjitha zhvillimet)

Përshëndetje lexues të tvklan.al !

Mirë se vini në raportimin direkt të të gjitha zhvillimeve nga procesi i votimit për Bashkinë Himarë.

Në garë përballë njëri-tjetrit do të jenë socialisti Vangjel Tavo dhe përfaqësuesi i opozitës Petro Gjikuria.

23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të shprehur vullnetin e tyre në 36 qendra votimi. Procesi është hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes.

Për shkak të angazhimit të dy kampeve politike dhe diferencës së ngushtë me 19 vota në zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar, pjesëmarrja pritet të jetë e lartë.

Në zgjedhjet e 14 Majit të vitit 2023, fituesi u caktua nga një grusht votash. Kështu, në zgjedhjet e kaluara votuan gjithsej 7821 persona, ku kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Jorgo Goro që mori 3821 vota.

Foto: Fredi Beleri në gjykatë

Zgjedhjet në Himarë mbahen për shkak të dënimit me 2 vjet burg të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri për blerje votash. Beleri nuk e ushtroi detyrën asnjë ditë pasi u arrestua më 12 Maj të 2023, 2 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme vendore dhe nuk u lejua nga gjykatat që të bënte betimin si kryebashkiak.

Arrestimi dhe dënimi i tij acaroi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, me Greqinë që kërcënoi edhe me bllokim të procesit të integrimit dhe me kryeministrin Mistsotakis që e futi Belerin në listën deputetëve të Parlamentit Europian.

Gjatë këtyre muajve, ka vijuar një betejë e gjatë ligjore dhe politike, pasi edhe kryetari që ishte në detyrë, Jorgo Goro u arrestua më 23 Mars të këtij viti për tjetërsimin e pronave në Himarë.

Foto: Jorgo Goro në gjykatë

Me dy kryetarë në burg, Bashkia e Himarës u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila u dorëhoq pak më vonë dhe aktualisht drejtohet nga Arqile Bollano.