KQZ ka miratuar regjistrimin e 11 partive të cilat do të marrin pjesë më 4 Gusht në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Himarës pasi i hoqi mandatin Fredi Belerit.

Celibashi njohu zyrtarisht si kryetar të PD-së Sali Berishën.
Në garë për kryebashkiak në Himare  janë dy kandidatët, Vangjel Tavo nga PS-ja dhe Petro Gjikuria nga koalicioni opozitar.

Fushata zgjedhore është caktuar të nisë zyrtarisht më 27 Korrik. Aktualisht Himara drejtohet nga një kryebashkiaku i komanduar, Arqile Bollano.

KQZ ka vendosur që votat do të numërohen në sallën e Këshillit Bashkiak të Himarës pas përfundimit të zgjedhjeve për kryebashkiak që pritet të zhvillohen më 4 Gusht.

Numri i votuesve të regjistruar në Himarë për zgjedhjet e 4 Gushtit është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit 36.

Çdo qytetar që aplikon për letër-njoftimin  e ri në Bashkinë e Himarës, para datës 1 Gusht do të mund të tërheqë atë deri në 3 Gusht, pra nuk do të presin deri në 2 javë për këtë dokument identifikimi.

Klan News