BSH ndalon ndarjen e fitimit të bankave deri në qërshor

Duke nisur nga data 10 prill, të gjitha komisionet që aplikojnë bankat mbi transferuat e parave në lekë dhe tarifat që vendosen mbi bankingun dixhital do të eleminohen tërësisht, deri në përfundim të situatës që është krijuar nga pandemia e Covid-19.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi një ditë më parë këtë vendim, duke synuar uljen e numrit të qytetarëve që grumbullohen për të marrë shërbim në banka.

 “Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave. Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.”

Këshilli Mbikëqyrës i bankës qëndore po ashtu ndalon bankat e nivelit të dytë që të shpërndajnë fitimet e tyre deri në qershor të këtij viti.

“Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.”

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të mbledhjes së Këshillit, përgjysmimin e pagave për administratorët dhe drejtuesit e saj, ndërsa anëtarët e bordit do të marrin vetëm gjysmë honorari, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura. Të njëjtin vendim morri edhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e cila përgjysmoi pagesat për anëtarët e bordit dhe të drejtorit të përgjithshëm.

Tv Klan