Laura Emiri është larguar nga Korça për në Michigan të SHBA-së prej 18 vitesh. Sonte në “Opinion” ajo rrëfen dhe historinë e trishtë pas kësaj shpërnguljeje bashkë me familjen.


Ishte nevoja e të atit të saj për t’u kuruar nga kanceri arsyeja pse prindërit e Laurës lanë Shqipërinë në vitin 1999. Fatkeqësisht, tregon ajo, i ati nuk ia doli dot duke lënë një amanet që do ua ndryshonte jetët përgjithmonë.

“Prindërit e mi janë larguar nga Shqipëria në vitin 1999. Sepse babi im kishte ca probleme shëndetësore, ishte diagnostikuar me kancer në moshën 31 vjeç dhe trajtimi atje nuk ishte…Ata kanë ardhur këtu me një vizë shëndetësore për të kuruar babin. Ne na lanë pas me nënën e gjyshin, mua dhe motrën time. Dhe pastaj babi im u kurua këtu në Amerikë, nuk shpëtoi dot. Amaneti i tij ishte që të na sillte këtu në Amerikë. Kështu që mamaja ime vendosi të jetojë në Michigan dhe ne pas shumë peripecive të ndryshme, pas shumë sakrificave për të marrë letrat e saj, na solli këtu. 7 vjet më vonë ne takuam mamin për herë të parë. Unë dhe motra qëndruam me gjyshërit”, rrëfeu Laura./tvklan.al