Sot në emsionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një e moshuar 73-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj, problemet që ajo ka kaluar dhe marrëdhënien me fëmijët që ka 9 vite që nuk i ka takuar. Ajo rrëfen se ishte e martuar me një burrë i cili kishte probleme mendore por e ka zbuluar pas 34 vitesh në spital. Ai ishte agresiv dhe shpesh herë e dhunonte, por Sofie ishte mjaft e urtë dhe nuk i kthente kurrë fjalën sepse i vinte turp nga njerëzit.