Dashi – Më pak fjalë e më shumë punë duhet të jetë motoja e ditës së sotme. Një gjendje tensioni do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë ditës, për këtë arsye është më mirë të fokusoheni tek puna dhe të mos i kushtoni rëndësi të tjerëve.

Demi – Sa më shumë i shmangeni përballjeve aq më keq do të jetë. Flisni hapur për çdo gjë që mund t’ju shqetësojë, sidomos me partnerin. Mos prisni që situatat të përshkallëzohen.

Binjakët – Dyshimet se dikush pranë jush po bën lojë të dyfishtë do të shkaktojnë një gjendje ankthi dhe do t’ju vendosë në një mision të vështirë për të zbuluar të vërtetën. Nëse personi në fjalë është partneri, atëherë kujdesuni që para se të merrni vendime, të pyesni rreth arsyeve.

Gaforrja – Një marrëdhënie është më e shëndetshme kur ka dialog dhe diskutohet mbi gjithçka. Sot do të kuptoni se keni gabuar me heshtjen tuaj, megjithatë jeni ende në kohë dhe asgjë nuk është dëmtuar. Tregojini partnerin dashurinë dhe respektin që keni për të.

Luani – Mos i nënvlerësoni ndjenjat e të tjerëve dhe përballuni me çdo situatë. Ata që keni pranë mund të duket sikur nuk kanë interes në atë që bëni e thoni, por mund të zbuloni se në fakt është e kundërta dhe se jeni një shembull që ndjekin.

Virgjëresha – Jepini vëmendjen që meritojnë atyre që keni përzemër. Marrëdhëniet e krijuara me aq mund, mund të shuhen lehtësisht nëse nuk ka një ndjenjë reciprociteti.

Peshorja – Gjërat e rëndësishme bëjini vetë dhe mos kërkoni ndihmë nga të tjerët. Mbështetuni vetëm tek ata të cilëve u besoni dhe tregoni ndaj tyre vlerësimin maksimal.

Akrepi – Mëngjesi i sotëm do të nisë me shumë ritëm dhe punë të shumta që duhen mbyllur ju presin. Megjithatë, mos merrni përsipër më shumë nga çmund të përballoni.

Shigjetari – Mos u përpiqni që t’i bëni të gjithë të ndihen mirë, pasi kërkon kohë dhe energji. Nga ana tjetër mund të jeni duke neglizhuar veten për shkak të tjerëve. Lidhja e re sentimentale nuk duhet të bëhet shkak për situata që mund t’ju dëmtojnë.

Bricjapi – Ditët e fundit keni qenë disi të tensionuar, ndaj bëni mirë të merrni pak kohë për t’u qetësuar. Dilni me miqtë, apo planifikoni diçka për fundjavën. Problemet në punë apo familje do të duken më të lehta për t’u zgjidhur një moment që jeni të shplodhur e të relaksuar.

Ujori – Mos u tregoni të padrejtë me ata që kanë qenë gjithmonë aty për ju dhe jepini atyre vëmendjen e merituar. Kjo mund të jetë një periudhë e ngarkuar, por me pak punë do t’ia dilni mbanë për të përmbushur detyrimet e shumta që keni në punë e familje.

Peshqit – Dëshira e madhe për të qenë të parët në gjithçka rrezikon që të kthehet në një arsye të mirë për t’u përshirë në konflikt me kolegët. Përkushtimi dhe aftësia për të bërë gjithçka është për t’u vlerësuar, por mos prisni që të gjithë të kenë të njëjtat cilësi. /tvklan.al