Antetokounmpo i papërmbajtshëm kundër ekipit nga Los Anxheles, fitojnë edhe Nets, Hawks dhe Heat

Në ndeshjen e tetë pa LeBron James, Lakers pësuan humbjen e pestë, duke u mundur në transfertë nga Milwaukee. Në parket për Bucks u dallua Antetekoumpo që shënoi 47 pikë dhe i dha fitoren skuadrës me rezultatin 109-102.

Middleton realizoi 16 pikë, pesë ribaunde dhe 6 asiste dhe shkoi në 1.051 tripikësha të realizuar në karrierën e tij. Për skuadrën nga Los Anxhelosi më të mirët ishin Westbrook me 19 pikë dhe Davis me 18 pikë.

Bucks shkojnë në 7 fitore nga 15 takime këtë sezon, ndërsa për Lakers kjo është humbja e 8 pas 16 ndeshjesh. Prej 11 vitesh Suns nuk arrinte që të merrte 10 fitore radhazi. Ekipi i radhës që u mposht është Mavericks me reuzltatin 105-98.

Suksesi erdhi falë 24 pikëve të Buckert, tepër i saktë në fund të ndeshjes, e gjithashtu 19 pikëve të Ayton dhe 14 të Chris Paul. Vendimtare perioda e katërt për skuadrën nga Arizona, që realizoi 37 pikë.

Kjo është humbja e dytë në shtatë përballje për Mavericks, që luajti pa Luka Dondiçin të dëmtuar. Në takimet e tjera, Nets mundën Cavaliers me rezultatin 109-99, që i rikthehet triumfit pas humbjes ndaj Golden State. Atlanta mundi Celtics dhe mori fitoren e tretë radhazi, ndërsa Miami Heat festoi ndaj Pelicans.

Klan News