Spektakli dhe surprizat vijojnë të jenë prezent në kampionatin më të bukur të basketbollit në botë, En Bi Ejn amerikan.
Filadelfia regjistroi një fitore të merituar vetëm pas kohës shtesë përballë Sharlot, teksa ia doli të triumfojë me shifrat 127-124. Heroi ishte padyshim Zhoel Embid, i cili shënoi pikët e barazimit dhe në shtesë i udhëhoqi drejt fitores.

Indiana nuk hasi shumë vështirësi ndaj Uashingtonit, duke triumfuar me shifrat 116-110. Diferencën në parket për Pasers e bëri Domantas Sabonis, i cili shënoi 30 pikë, 10 rebaund dhe 6 asiste, duke i bërë të padobishme 34 pikët e Bil për Vizers.

Fitore e lehtë dhe për Memfis, që pavarësisht mungesës së Morantit, çuditërisht mposhti Miamin me rezultatin 105-90. Për miqtë kontributin më të madh e dhanë startuesit, ndërsa për tek Miami u dallua Herro i ardhur nga pankina me 24 pikë.

Vazhdon paraqitja pozitive e Çikagos që mposhti Nagets dhe 109-97 dhe regjistroi fitoren e katërt radhazi. LaVine ishte më i miri në parket me 32 pikë dhe 8 asiste. Fitore të mundimshme mori Millvoki. Baks e nisën shumë keq periodën e katërt, gjithsesi falë edhe Antetekumpo arritën që të dominon mbi Kleveland duke triumfuar me shifrat 112-104. Atlanta ishte në formën më të mirë ndaj Minesota, teksa në fitoren 121-110 u vu re se në 49 tentativa u shënuan 25 tre pikësha. Një statistikë kjo për rekord. Ndërkaq, Stefan Kërri vijon të udhëheq Golden Stejt që nuk hasi shumë probleme në ndeshjen e saj, për të likujduar 126-95 Olrando Megjik.

Klan News