Ministri i jashtëm shprehet se propozimi është kundër interesave evropiane

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka paralajmëruar se propozimi për të vendosur një çmim tavan për gazin rus, do të rezultonte me ndërprerje të menjëhershme të furnizimeve të energjisë ruse për Evropën.

Në një postim në Facebook ai theksoi se “plani për të vendosur çmim tavan vetëm për gazin rus që vjen përmes tubacioneve, është krejtësisht kundër interesave evropiane dhe hungareze”.

Ne do të bëjmë më të mirën që Brukseli më në fund ta kuptojë se furnizimet me gaz nuk janë çështje ideologjike apo politike, por janë një realitet i fortë”, -u shpreh ai.

Shtrenjtimi i energjisë është shkaktuar pasi Rusia ka ndërprerë pothuajse shumicën e dërgesave të gazit për në Evropë si përgjigje ndaj sanksioneve që blloku evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Hungaria, e cila ka kritikuar sanksionet e BE-së kundër Moskës, mbi 80 për qind të gazit natyror e merr nga Rusia dhe është shtet transit për një tubacion të madh të naftës që furnizon bllokun evropian.

Klan News