I dënuar me 7 vite burg për drogë, arrestohet 46- vjeçari

Posta

I dënuar me 7 vite burg për drogë, arrestohet 46- vjeçari

10:34 26/05/2019

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi