I lidhur me ISIS? Policia e Shtetit: Shqiptari i kapur në Greqi kërkohej për vjedhje

I lidhur me ISIS? Policia e Shtetit: Shqiptari i kapur në Greqi kërkohej për vjedhje

14:53 22/05/2018

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arrestimin e një shqiptari në Greqi, sapo kishte kaluar pikën kufitare të Kakavijes. Policia bën me dije se i arrestuari është Leonard Rustemi 41 vjeç nga fshati Donofrosë i Beratit.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit thotë se Leonard Rustemi nuk rezulton që të ketë qenë në kërkim si i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste të ISIS.

Ndaj 41-vjeçarit, Gjykata e Larisës në Greqi kishte urdhëruar arrestimin pasi akuzohet për vjedhje. Nga mediat greke sot u raportua për arrestimin e një shqiptari në doganën e Kakavijes, sipas të cilave ka qenë në Lindjen e Mesme dhe Turqi, i dyshuar si pjesë e ISIS.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Në datë 21.05.2018 në disa media Shqiptare është publikuar lajmi mbi arrestimin në Greqi, sapo ka dalë nga P.K.K Kakavie, të shtetasit shqiptar Leonardo Rustemi, i dyshuar si pjesëtar i ISIS-it.

Lidhur me këtë lajm, janë kryer verifikime nga ku ka rezultuar se shtetasi në fjalë ka gjeneralitetet Leonardo Rustemi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Donofrosë, Berat.

Ky shtetas është arrestuar pasi gjykata e Larisës ka urdhëruar arrestimin e tij për vjedhje.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritetet Shqiptare dhe as nga ato të huaja përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS. /

tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT