Artistja ka marrë këshilla profesionale nga shoqja e saj Taylor Swift

Ajo është bërë një emër shumë i njohur i muzikës hip-hopit. Bëhet fjalë për artisten Ice Spice e cila ka përfunduar albumin e ri të titulluar “Y2K”. Në rrjetet sociale ajo ndau këtë foto së bashku edhe me lajmin e gëzueshëm për fansat.

Pati një sërë emra personazhesh të njohur të cilët lanë komentet e tyre pas këtij njoftimi si stilisti Marc Jacobs dhe reperi britanik Central Cee. Reperja është shprehur se shoqja e saj e ngushtë Taylor Swift e ka ndihmuar me këshilla shumë profesionale të cilat e kanë ndihmuar të ketë më shumë sukses në fushën e muzikës.

Së fundmi në një intervistë për Billboard ajo ka shprehur  vlerësimet e saj për Rihanna, Drake dhe Nicki Minaj. Me këtë të fundit ajo ka realizuar edhe një këngë ‘Princess Diana’ të cilën e ka cilësuar bashkëpunimin e ëndrrave.

Klan News