Refuzoi të paguaje 120 mijë Lekë, rrëzohet kërkesa e ish-ministrit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për të marrë nga prokuroria të gjitha fashikujt hetimorë pa pagesë.

Beqja argumenton se duke qenë se është person nën hetim duhet që t’i vihet në dispozicion të gjitha aktet pa pagesë nga SPAK. Organi i akuzës është dakord që Ilir Beqaj të marrë fashikujt hetimorë, por thekson se ai duhet të paguajë 120 mijë Lekë skanim të dokumenteve. Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga gjyqtari Erjon Bani e rrëzoi kërkesën duke argumentuar se është e pabazuar në ligj.

Po ashtu shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ilir Beqajt. Ish-ministri rrezikon që të merret i pandehur nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Beqja sipas vendimit të gjykatës, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij i ka shkaktuar një dëm prej 8.7 miliardë Lekë buxhetit të shtetit.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurimit detyrim për tu paraqitur dhe ndalim për të dal jashtë vendimit. Beqaj paraqitet në SPAK çdo të premte në orën 15:30.

Klan News