I pranishëm në Tiranë edhe kreu i FIFA, Gianni Infantino

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi të enjten selinë e saj. Gianni Infantino ishte pjesë e kësaj ceremonie, pasi FIFA mbështeti këtë projekt. Kreu i FSHF-së, Armand Duka vlerësoi këtë godinë moderne dhe ndihmën e dhënë nga qeveria.

“Nuk thjeshtë një godinë, por një mesazh se sa i rëndësishëm është futbolli. Kemi pasi futbollistë, por nuk kemi patur kushte për t’i mbështetur. Ky projekt nuk do të realizohej vullneti i Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama që na dhuroi terrenin”.

Ndryshimin në Shqipëri e përmendi edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Pas 90 vitesh kishte ardhur koha që të krijonim këtë shtëpi futbolli për të gjithë vajzat e djemtë që e duan këtë sport. Pamë që në 10-vjeçarin ka patur ndryshime të rëndësishme. Unë kam ardhur këto në 2002, por kjo infrastrukturë sot është moderne. Ai stadium dhe ai që u luajt finalja e Conference League me mbështetjen e Qeverisë, por edhe të tjerë”.

I pranishëm në këtë inaugurim, kryeministri Rama theksoi investimet e qeverisë së tij në sport.

“Shqipëria është një superfuqi e pasionit në këtë sport dhe ne duam që ta mbështesim e ta zhvillojmë. Siç e pe dhe të muzeu, qeveria që ka votuar presidenti dhe shumë të tjerë presidentë këtu vijojnë ta votojnë me shpresën për tu rikthyer nuk ka bërë asgjë për futbollin, ndërkohë që gjithçka që është bërë është bërë nga kjo qeveri, stadiumet, shtëpia e futbollit, që ata nuk e votojnë, por nuk ka problem. Jemi mjaftueshëm të fortë të punojmë me ta, e të dëshmojmë që për ne para së gjithash vjen dëshira dhe objektivi i përbashkët për ta zhvilluar këtë sport”.

Kjo e vizitë e Gianni Infantino përkoi edhe me 90 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA. Gianni Infantino njohu edhe historinë e futbollit shqiptar prej fillimit dhe deri në ditët e sotme dhe investimet e kryera, por edhe projektet për të ardhmen. Më herët kreu i FIFA-s vizitoi stadiumin “Air Albania”, ndërsa pati edhe një takim të veçantë me Kryeministrin Edi Rama.

Tv Klan