Një futbollist rezulton pozitiv, karantinohen edhe katër të tjerë

Goditje për kombëtaren gjermane përpara dy ndeshjeve kundër Lihtenshtajnit dhe Armenisë.

Një ditë më parë lojtarët dhe stafi mjekësor kryen teste PCR, apo tamponin pas mbërritjes në qendrën stërvitore të ekipit kombëtardhe një lojtar rezultoi pozitiv me Covid-19.

Personi në fjalë është plotësisht i vaksinuar dhe aktualisht nuk shfaq simptoma, por u izolua menjëherë nga pjesa tjetër e grupit. Përveç tij, me këshillën e stafit mjeksor të skuadrës, katër lojtarë të tjerë të klasifikuar si kontakte të Kategorisë 1 me lojtarin që rezultoi pozitiv janë në karantinë. Të katër testet e këtyre të fundit janë negative, por kjo është një masë paraprake.

Lidhur me këtë Oliver Bierhoff, menaxher i ekipit të kombëtares gjermane ka deklaruar se lajmi për mungesën e 5 lojtarëve nuk është i mirë, por duhen respektuar rregullat që mbrojnë shëndetin.

Kombëtarja gjermane duhet të zbatojë rregulloret antiCovid në mënyrë të rreptë pasi rastet e infektimeve në vend po rriten çdo ditë. Ndërkaq pjesa tjetër e skuadrës, e cila rezultoi negative, po përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Tv Klan