Papa Françesku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-S, për të diskutuar mbi sfidat që paraqet Inteligjenca Artificiale (AI). Lajmin e bëri të ditur këtë të premte kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Takimi do të mbahet në rajonin jugor të Puglia-s në Itali nga data 13 deri më 15 Qershor dhe bën bashkë liderët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë.

Është hera e parë në histori që një papë do të marrë pjesë në punimet e G7”, tha Meloni në një video mesazh. Ajo u shpreh se ai do të jetë pjesë e një sesioni të dedikuar AI-së, duke e cilësuar si një prej “sfidave më të mëdha antropologjike të kohës tonë”.

Italia, e cila aktualisht mban kryesimin e radhës të G7, miratoi në fillim të kësaj jave një projektligj që synon të vendosë rregullat bazë për përdorimin e AI, duke caktuar investime në këtë sektor dhe duke vendosur sanksione për krimet e lidhura me AI./tvklan.al