INTERPOL ka lëshuar sot një alarm global për duke paralajmëruar të gjitha vendet që po përgatiten të marrin vaksinë të kenë kujdes nga krimi i organizuar.

Në një deklaratë për mediat INTERPOL bën me dije se të gjitha strukturat janë në alarm portokalli, duke vishkuar nëse do të ketë veprimtari kriminale lidhur me falsifikimin, vjedhjen dhe reklamimin e paligjshëm të vaksinave COVID-19.

Ndërsa një numër i vaksinave COVID-19 janë drejt aprovimit dhe shpërndarjes globale, por që rrezikohen të bëhen pre e krimit të organizuar.

Ndërsa qeveritë po përgatiten të hapin vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit”, thotë Jürgen Stock, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it.

Më tej ai shton se “Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu anëtarë që nuk dyshojnë të publikut përmes faqeve të internetit të rreme dhe kurimeve të rreme, të cilat mund të përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për shëndetin e tyre, madje edhe jetën e tyre.

Kur po shihet një rritje e mashtrimeve të lidhura me COVID, INTERPOL këshillon të gjithë publikun që të bëjnë kujdes të veçantë  kur blejnë në internet pajisje mjekësore apo ilaçe./tvklan.al