Bukuroshja ruse shfaqet sensuale teksa pozon me bikini të markës “Ivy Park” të këngëtares Beyonce

Irina Shayk është një nga modelet më të njohura në botë.

Së fundmi, modelja ruse ka ndarë me 19 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotot teksa nxjerr në pah bukurinë dhe elegancën e saj, e veshur me bikini në ngjyrë jeshile fosforeshente të markës “Ivy Park” të këngëtares Beyonce.

Me flokët e çrregullta të hedhura krahëve, bukuroshja vendosi grim natyral, ku në sy binte ngjyra e kuqe e ndezur që Irina kishte përdorur për buzët.

Në moshën 36-vjeçare, Irina Shayk vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara dhe më të admiruara.

Bukuroshja ruse njihet edhe për lidhjen e saj me aktorin dhe regjisorin amerikan Bradley Cooper, e cila zgjati për disa vite ku dyshja kanë edhe një vajzë së bashku.

Klan News