RADIKAAleanca Besëlidhja për Mbrojtjen e Lumenjve publikoi sot projektin teknik të ikoorporatës elektroenergjitike të Maqedonisë, ELEM, për devijimin e lumit Radika. Projekti i cili mban datën 4 nëntor të vitit 2013 parashikon ndryshimin e rrjedhjes së Radikës nga lumi Drin në liqenin e Fushë Lukovës që pritet të ndërtohet, më pas Vardar, për të përfunduar në detin Egje. Drejtuesit e Aleancës thonë se ai i është paraqitur qeverisë shqiptare nga Menduh Thaçi.

Në projektin e hartuar në dy gjuhë, anglisht dhe maqedonisht, parashikohet që përveç 8 metër kub ujë për sekondë që është marrë për liqenin e Mavrovës, të merret edhe 2 metër kub ujë për sekondë nga Radika.Të gjendur përballë këtij fakti, Aleanca Besëlidhja për Mbrojtjen e Lumenjëve i bëjnë apel qeverisë që të bëjë publike gjithë bisedimet që janë bërë mes ekspertëve të palës shqiptare dhe asaj maqedonase.

Për të ndalur devijimin e Radikës, Aleanca Besëlidhja për Mbrojtjen e Lumenjve ka paralajmëruar një tjetër protestë, të dielën, në Tiranë.