Barazimi pa gola me Inter e kualifikon

Juventusi është finalisti i parë i këtij sezoni të Kupës së Italisë. Barazimi 0-0 në takimin e kthimit me Interin e kaloi më tej. Gola nuk pati edhe kishte raste për të dy ekipet.

Sfida e parë në Milano ishte mbyllur me suksesin 2-1 të Juventusit. Finalisti tjetër do të vendoset të mërkurën në sfidën Atalanta-Napoli.

Tv Klan