Florian Kamberi si Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi i ri me origjinë nga Kosova, kujtoi futbollistin e njohur suedez dhe mënyrën e të shënuarit.
20-vjeçari realizoi golin e barazimit 1-1, që Grasshoper arriti në fushën e Young Boys, rival direkt për vendin e dytë në renditje në kampionatin zviceran.
Një goditje e befasishme mes kundërshtarëve që ngriti peshë tifozerinë mike.
Florian Kamberi kaloi në ekipin e parë të Grasshoper këtë sezon, ku në 163 minuta të luajtura, ka shënuar 3 gola, një mesatare e kënaqshme për një lojtar të ri.
Kamberi përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, duke veshur fanelën e ekipit të 21-vjeçarëve.
Tv Klan