Uill Smith dhe bashkëshortja e tij Xhada u shfaqën sërish bashkë përpara syve të publikut. Nuk shfaqeshin së bashku që prej Marsit, kur ylli i kinemasë hollivudiane qëlloi me shuplakë prezantuesin e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oskar 2022 Kris Rok, një gjest që bëri bujë në mediat ndërkomëbtare.

Uilli dhe Xhada u shfaqën në Malibu të Kalifornisë, teksa shkonin bashkë për të ngrënë një drekë në një restorant. Të dy dukeshin të lumtur me njëri – tjetrin.

Mediat kanë hedhur dyshime se që prej shuplakës, marrëdhëniet mes çiftit u ftohën dhe situata shkoi deri në prag divorci. Xhada Pinket nuk e pranoi gjestin e Uill Smithit, i cili goditi me shuplakë Kris Rokun pas një shakaje që ai bëri me alopecinëe saj.

Gjithsesi, Smith pranoi gabimin, duke thënë se ishte nxituar me reagimin tepër emocional. Megjithatë, shuplaka mendohet të ketë qenë kulmi i krisjes së marrëdhënies, që pasoi një seri zënkash mes tyre që tashmë duket se janë kapërcyer një herë e mirë.

Tv Klan