Modelja për Vogue: Po luftoj me ankthin dhe vuaj nga shëndeti mendor

Kendell Jenner ka treguar varësinë ndaj rrjeteve sociale në një interviste për revistën “Vogue” . “Marrëdhënia ime me mediat sociale është paksa problematike tani, gjë që nuk më pëlqen dhe nuk jam krenare ta them këtë,” u shpreh modelja e njohur .

Jenner, e cila ka mbi 163 milion ndjekës në Instagram, tha se ajo e kupton se sa negativisht mund të ndikojnë  rrjetet  sociale në shëndetin mendor.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians shpjegoi se ka moment kur nuk rri dot pa rrjetet sociale. Një nder shkaktarët e saj për ankthin dhe problemet e shëndetit mendor sipas saj kanë qenë pikërisht këto media sociale.  

Ndonjëherë më dukej sikur do të vdisja, isha gjithë kohës e tensionuar, e frikësuar”, ka rrëfyer ajo për revisten Vogue.

Klan News