Këngëtarja e njohur do t’i nënshtrohet një operacioni


Këngëtarja e njohur do t’i nënshtrohet një operacioni

14:32 07/08/2020

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, në fillim të kësaj jave bëri të ditur se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Ajo vuan nga sinuset e hundës dhe gjendja e saj është përkeqësuar dhe si pasojë edhe frymëmarrja e saj është vështirësuar.

Jam kaq e lodhur, dua vetëm të marr frymë nga hunda, kjo është ajo që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjesht e mbaruar”, u shpreh Bebe.

Përmes një tjetër video të publikuar në Instastory, Bebe bëri të ditur se pas vizitës së kryer, ajo mori vesh se duhet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e sinuseve.

Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”./tvklan.al




Të ngjashme