Një asteroid prej 30 metrash pritet të kalojë pranë Tokës këtë javë, mes datës 5 dhe 8 Mars.
Quhet 2013 TX68 dhe Agjencia Hapësinore Amerikane NASA thotë se nuk përbën rrezik.
“Nuk ka asnjëlloj rreziku sa i përket këtij asteroidi dhe për këdo që është i interesuar, mund ta shohë atë me teleskop”,
deklaroi Paul Chodas, menaxher për Qendrën e Studimit të Objekteve Pranë Tokës në NASA, për portalin “
ScienceAlert
”.
2013 TX68 pritet që kalojë rreth 5 milionë kilometra pranë Tokës dhe teksa ka mundësi që orbita e tij të afrohet pak më shumë, distanca minimale midis nesh dhe gurit hapësinor është 24 mijë kilometra, kështu që nuk ka asnjë lloj arsyeje për t’u frikësuar.
Shkencëtarët e identifikuan këtë objekt fillimisht në 2013 – ën, kur ishte rreth 1.5 milionë kilometra larg nga Toka, rreth 4 herë më larg se Hëna.
Vetëm fakti që shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë ekzistencën e tij është në vetvete një arritje.
Që prej zbulimit, ata janë përpjekur të përcaktojnë pozicionin e orbitës së tij, pasi kjo është hera e parë që ky asteroid është parë. Kjo do të thotë se për të zbuluar ku do të ndodhet orbita e tij këtë javë, ekspertët do të bazohen në eksperiencën e tyre.
Në do të mund ta “shohim” atë përsëri në fund të Shtatorit të vitit të ardhshëm dhe do të ketë 1 në 250 milionë shance për të na prekur. /tvklan.al