Mund të duket si një USB e thjeshtë, që e mbajmë në xhepat tanë, ose në mbajtësen e çelësave. Megjithatë, në vend të ruajë informacion dhe dokumente brenda ajo ka të fshehur diçka shumë më fatale: një mekanizëm që garanton shkatërrimin e kompjuterit të pothuajse të gjithëve atyre që do e përdorin.

Kjo lloj USB-je djeg të gjithë komponentët e një kompjuteri.

Kompania që e ka prodhuar atë shpjegoi se kishte për qëllim të siguronte një mënyrë për të shkatërruar kompjuterat që mund të ketë rënë viktimë e sulmeve dashakeqe.

Megjithatë, sipas disa informatave USB ka qenë përdorur për të sulmuar kompjuterët personalë dhe të dhënat e pakthyeshme.

Më e keqja është se kompania që krijoi “USB Kill” ka njoftuar se tani ka një version të ri më të fuqishëm, i cili mund të djegë dhe kompjuterët e Apple./tvklan.al