Ylli i serialit kërkon kujdestari të përbashkët, pasuria do ndahet

Kim Kardashian dhe Kanye West janë në proces divorci dhe kjo vërtetohet përmës disa dokumenteve që janë bërë publike. Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga ‘The Sun’, Kim shkruan se janë “dallime të papajtueshme” si arsyen pse po i jepte fund martesës me reperin.

Kim, po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago, dhe Psalm. Dokumentet e divorcit gjithashtu zbuluan se themeluesja e SKIMS ka kërkuar që të ndërpritet aftësia për të dhënë mbështetje bashkëshortore nga vetë ajo ose Kanye.

Burime të afërta me familjen thanë se Kanye është “dakord” me marrëveshjen e përbashkët për kujdestarinë pasi çifti është “i përkushtuar për bashkë-prindërim”.

Sipas personit të brendshëm, një parapërgatitje është rregulluar tashmë për të trajtuar pasurinë masive të çiftit prej 2 miliardë dollarësh dhe asnjëra palë nuk po konteston marrëveshjen.

Çifti është në fazat e arritjes së një marrëveshje për zgjidhjen e pronës.

Klan News