#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Iva Kalemi

Headlines Klan News 22 Prill

Dështon referendumi në veri të Kosovës

Në katër komunat e veriut të Kosovës janë mbajtur dje zgjedhjet për largimin ose jo të kryetarëve. Referendumi ka dështuar, pasi pati një pjesëmarrje shumë të vogël në votime. Qytetarët i janë bindur thirrjes së listës serbe duke e bojkotuar.

Dëborë në verilindje, akset të gjitha të kalueshme

Fundjava ka rikthyer reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Nuk ka pasur bllokim të akseve rrugore. Probleme nga dëbora e ngrica në Rrugën e Kombit.

Financim i BB, 80 mln dollarë për reduktimin e ndotjes në ujëra

Banka botërore ka ofruar mbështetjen e saj përmes financimit me 80 milionë dollarë në projektin për pastrimin e ujërave në vend. Ky projekt me 3 faza pritet të përfundojë në mars të vitit 2029.

MSN: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit

Portali amerikan MSN ka renditur 10 vendet më të bukura të Shqipërisë që nuk duhen humbur nga vizitorët e huaj. Vlerëson qytetet historike dhe plazhet me ujin e kristaltë të rivierës duke e cilësuar vendin tonë si, perla e ballkanit.

SHBA përgatit sanksione ndaj ushtrisë izraelite

Departamenti amerikan i Shtetit planifikon sanksione ndaj një njësie të ushtrisë izraelite që akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut në bregun Perëndimor. Një sulm i fundit në Rafah la 22 viktima, mes tyre 18 fëmijë