Policia kolumbiane ka sekuestruar 7 ton kokainë në një fermë bananeje në Antioquia Veriore. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes të Kolumbisë.
Mësohet se kokainë kapte vlerë e rreth 200 milionë dollarë, i përkiste bandës së krimit “Golfo Clan”.
Sipas Reutes nga ky operacion janë arrestuar pesë persona.
“Dërgesa ishte duke u ruajtur dhe më vonë do të transportohej në Amerikën Qendrore, si destinacion përfundimtar”, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.