Kombëtarja shqiptare ka siguruar një tjetër ndeshje miqësore në vjeshtën e këtij viti.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se më 10 Tetor, në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë do të presin Jordaninë. Kombëtarja e shtetit arab është në vendin e 117 në renditjen e FIFA-s, ndërsa Shqipëria në vend të 56.

Më herët, Federata Shqiptare e Futbollit kish njoftuar edhe arritjen e akordit për një miqësore me Uellsin, më 20 Nëntor të këtij viti.

Këto takime do të luhen në periudhën kur do të nisin edhe ndeshjet për Ligën e Kombeve.

Sfidat në këtë garë do të zëvendësojnë më së shumti miqësoret, por njëkohësisht do të shërbejnë edhe si një mundësi për t’u kualifikuar për në Kampionatin Europian.

Tv Klan