Komisioni Europian njofton se ka nisur një hetim për kompaninë gjigande kineze AliExpress. Hetimi nisi pasi dyshohet se kjo kompani mund të mos ketë marrë masat e duhura dhe të mjaftueshme për të parandaluar shitjen e produkteve të paligjshme dhe ato që përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas Komisionit, hetimi ka të bëjë pas shqetësimeve me shitjen e ilaçeve që nuk janë sipas standardeve, ushqimeve, si dhe rreziqet ndaj fëmijëve që lidhen me pornografinë dhe shitjen e lodrave të dëmshme.

KE nuk ka dhënë një afat kohor se kur do të përfundojë hetimi. Komisioni dërgoi një sërë kërkesash për informacion në 6 rrjete sociale (Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, Youtube, X) dhe 2 motorë kërkimi (Google Search dhe Bing).

Këto të fundit do të duhet të japin më shumë detaje dhe informacion për reklamimet e përdorura nga AliExpress.

Komisioni Europian vendosi edhe që t’i kërkojë LinkedIn më shumë informacion pas ankesës së bërë nga disa organizata të shoqërisë civile se kjo kompani ka lejuar profilizimin në reklama.

AliExpress është pjesë e grupit Alibaba.

/tvklan.al