Partia Socialiste ka propozuar 6 anëtarët e saj për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin.

Në krye të komisionit PS ka propozuar deputetin Erion Braçe.

Anëtarët e tjerë të propozuar nga PS janë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake, Etilda Gjonaj.

Kujtojmë se Konferenca e Kryetarëve, ka miratuar me 3 Prill të këtij viti ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin me vetëm votat e mazhorancës ku opozita kërkoi më shumë kohë.

/tvklan.al