Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kompania teatrore Klan, nën drejtimin e regjisorit Gëzim Kame është duke realizuar një shfaqje të re për publikun. Provat për këtë shfaqje kanë filluar pranë Teatrit Kombëtar. Kjo është një tragjikomedi e kohës, përshtatur më së miri, e cila së shpejti do të ngjitet në skenë.

Titullohet “Një njeri në det” dhe interpretohet nga artistët më të njohur të teatrit shqiptar, si Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Ahmet Pasha etj. Në qendër të tragjikomedisë vihet një njeri i papunë, që ka humbur të gjitha shpresat dhe gjithçka. Skenat masive të ngjarjes luhen përpara një psikologu, i cili mundohet t’i shpjegojë këtij individi, se nëse humbet punën, ke humbur gjithçka. Ky është edhe projekti i parë, që kompania teatrore Klan vë në skenë./tvklan.al