Elita 5, atmosferë magjike në sheshin “Gjergj Kastrioti”

“Dita e shtegtarëve”, një ditëkushtuar vajzave e djemve shqiptarë që jetojnë në emigracion, bëri bashkë me qindra qytetarë në sheshin kryesor të Lezhës.

Një pjesë e madhe e tyre janë kthyer në vendlindje për pushimet e verës e për të festuar 15 Gushtin nën shoqërinë e familjes dhe miqve.

Surpriza e mbrëmjes ishte grupi legjendar i muzikës rock Elita 5. Me ftesë të bashkisë Lezhë, ata performuan në sheshin “Gjergj Kastrioti” duke sjellë një atmosphere magjike.

Ky është viti i 17 që në qytetin e Lezhës organizohet “Dita e shtegtarëve” atyre që jetojnë larg familjes dhe atdheut, megjithatë përpiqen ta lartësojnë emrin e tyre.

Tv Klan