Prania e një force të evakuimit të NATO-s në Maqedoni nuk përbën një kërcënim për Jugosllavinë deklaroi sot një funksionar i lartë i aleancës pas paralajmërimëve të presidentit Sllobodan Millosheviç lidhur me një aksion të mundshëm të kësaj force. Forca e evakuimit nuk është një kërcënim kundër Republikës Federale Jugosllave deklaroi ky funksionar i cili kërkoi të mbetej anonim.

Beogradi mban përgjegjësinë kryesore për sigurimin e 2000 verifikuesve të OSBE-së të dërguar në Kosovë dhe nëse këta të fundit kërcënohen, atëherë organizata për sigurimin dhe bashkëpunimin në Europë mund t’i dislokojë ato në zona më të sigurta.

NATO do të ndërhyjë vetëm në raste urgjente për të gjetur verifikuesit nga krahina si mjeti i fundit siç është autorizuar nga OKB-ja në rezolutën e saj të fundit për Kosovën. Në një intervistë dhënë revistës”News Week”, presidenti jugosllav paralajmëroi kundër çdo përdorimi të forcës së evakuimit duke vënë në dukje se kjo gjë do të sjellë agresion dhe se nuk do të lejohet nga trupat e Beogradit./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori