13 vatra aktive, qeveria kërkon ndihmën e KFOR

Këto janë përpjekjet e pjesëtarëve të KFOR-it për të shuar zjarret në Malet e Rugovës nga lartësia, duke u furnizuar me ujë në liqejtë e Kosovës.

Në ndihmë KFOR-it dhe Forca e Sigurisë së Kosovës u kanë ardhur komunave pasi që këto të fundit nuk kanë staf të mjaftueshëm për të lokalizuar zjarret.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me komunat të cilat kanë mungesë të stafit në Brigadat e Zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret, nga të cilat po rrezikohet Kosova.

Albin Kurti: “Po bëjnë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Unë jam në kontakt me kryetar të komunave dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirën. Po mobilizohemi dhe kemi kërkuar ndihmën e FSK-së dhe KFOR-it dhe mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidën për shtetin tonë dhe kemi rritur të mos kemi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.”

Policia ka njoftuar se rreth 13 shpërthime të zjarreve kanë ndodhur në tërë territorin e Kosovës gjatë së hënës. Në bjeshkët e Rugovës pos FSK-së dhe zjarrfikësve përpjekje për të lokalizuar zjarret janë duke bërë edhe KFOR-i.

Zjarret janë lokalizuar në komunat e Drenasit Novobërdës, Kamenicës e Gjilanit. Janë raportuar zjarre të lokalizuara edhe në komunat e Suharekës e Gjakovës.

TvKlan