Dermatologët: Ata  që digjen 5 herë në fëmijëri, rrezikojnë kancerin

Plazhet dhe pishinat janë parë si mundësia më e mirë për t’ju shpëtuar ditëve me temperatura përvëluese të muajve të verës. Por ekspozimi për shumë orë në këto mjedise është shoqëruar me probleme shëndetësore tek shumë persona.

“Numri pacientëve që janë të djegur nga dielli si rezultat I ekspozimit të zgjatur në rrezatimin ultraviolet dhe mosmarrjes së masave është shumë I lartë.”

Edhe më problem është djegia tek fëmijët. Studimet tregojnë se djegiet nga dielli nuk janë probleme që mbeten aty ato mund të cojnë në kancerin e lëkurës.

“Nga gjithë studimet në botë është vërejtur që këto individ vecanërisht fëmijët e djegur rreth 5 herë në fëmijëri janë dyfish të rriskuar që të shfaqin melanomë në moshë të rritur.”

Por kush janë më të predispozuar për t’u djegur?

“Janë fëmijë që kanë ngjyrë sysh të celur, flok bjond ose të kuq të cilët asnjëherë nuk nxihen në plazh ato gjithmon digjen, ndaj apeli është vecanërisht për këto fëmijë.” 

Dermatologët rekomandojnë të bëhet kujdes dhe mos qëndrohet shumë orë jashtë

Të ekzpozohen të mbrojtur në orët e para të mëngjesit, dhe në 11:30 të jenë në ambjente të mbyllura jo në cadër , jo në hijen që ato pretendojnë se janë të mbrojtur, nuk ka mbrojtje nëse do qëndrojnë në ambjentet e plazhit dhe te riekspozohen në 4:30″.

Përdorimi i kremrave mbrojtës, veshjet e lehta me ngjyra të celta, syzet dhe kapelet janë rekomandimi i ekspertëve për t’u ekspozuar në këto ditë të nxehta vere.

TvKlan