Ambadasori amerikan, Greg Delawie, është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 22 tetorit, në Kosovë.
Ai për Klan Kosovën tha se gjatë tërë ditës kanë bërë vëzhgime në Ferizaj, Shterpcë, Prizren dhe vende të tjera.
“
Ambasada jonë ka 36 ekipe të ndryshme që po e bëjnë vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, dhe jemi shumë të kënaqur me procesin
”, tha ai.
Delawie njoftoi se pas përmbylljes së qendrave të votimit, ata do ta bëjnë edhe vëzhgimin e numërimit të votave, me të gjitha ekipet e tyre./KlanKosova