Gazetarja e investigative Maria Ressa e portalit ‘Rappler’ në Filipine e cila kritikonte qeverinë e presidentit Duterte, është dënuar për shpifje.

Një gjykatë në Manila ka shpallur fajtore Ressan edhe gazetarin Reynaldo Santos Jr, duke i dhënë dënim me 6 vjet burg.

Aktivistët për të drejtat e njeriut si dhe grupet për lirinë e shprehjes kanë deklaruar se motivi kryesor është politik pasi të dy gazetarët janë kritikë ndaj qeverisë filipinase.

Gjithçka e ka zanfillën nga një artikull i bërë publik në vitin 2012 , të cilin Maria e publikoi në faqen e websajtit të saj ‘Rappler’. Aty flitej për një biznesmen i cili merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe trafikimin e qenieve njerëzore në disa vende të botës.

Më pas ky shkrim u përditësua edhe në vitin 2014 ku thuhej se biznesmeni bashkëpunonte me gjykatës e prokurorë, një lajm ky i cili u konfirmua më pas edhe në një raport që publikoi inteligjenca.

Sipas qeverisë, artikulli është publikuar para se ligji për shpifjen në internet të miratohej dhe për këtë prokurorët vendosën që Ressa të dënohej.

Në vitin 2019 Maria dhe Reynaldo u liruan me kusht nga gjykata për mungesë të mjaftueshme provash. Ressa ishte në mesin e disa gazetarëve të nominuar për “Personazhi i Vitit” nga revista ‘Time’ në vitin 2018.

Maria dallohej për raportimet e saj mbi regjimin e ashpër të Presidentit Duterte si edhe për trafikimin e qenieve njërëzore dhe luftën kundër drogës. Freedom House e ka renditur Filipinet si një  ndër vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët dhe ndodhet në vend të fundit për lirinë e shprehjes.

Kritikët e Presidentit Duterte janë shprehur se që kur ai erdhi në pushtet, media ka qenë subjekt i presionit dhe hakmarrjes nga qeveria. Muajin e kaluar një nga transmetuesit kryesorë të vendit, ‘ABS CBN’ u mbyll për shkak se kritikonte qeverinë Duterte.

Klan Plus