Kujdes kur të fluturoni nga ky aeroport, do t’ju bllokojnë të gjitha pajisjet elektronike

Posta

Kujdes kur të fluturoni nga ky aeroport, do t’ju bllokojnë të gjitha pajisjet elektronike

17:20 21/03/2017

SHBA-të kanë shpallur të martën ndalimin e të gjitha pajisjeve elektronike nga bagazhet e dorës për pasagjerët që do të fluturojnë nga tetë shtete me shumicë myslimane, përfshirë edhe Turqinë, e cila përdoret tranzit nga shumë udhëtarë shqiptarë në udhëtimin e tyre drejt Amerikës. Përjashtim bën vetëm telefoni.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se vendimi ishte marrë pasi dyshohet se bombat mund të fshihen në laptopë, tableta, kamera, DVD playera.

“BBC” thotë se masat do të ndikojnë nëntë kompani ajrore dhe 10 aeroporte, mes tyre edhe aeroporti i Ataturkut në Stamboll dhe kompania turke “Turkish Airlines”.

“Turkish Airlines” dhe aeroporti i Ataturkut përdoren gjerësisht edhe nga shqiptarët për udhëtime tranzit drejt SHBA-ve. Aeroporti i Ataturkit prej vitesh është kthyer në një pikë të rëndësishme transit për shqiptarët që kryejnë udhëtime të gjata drejt shteteve nga ku nuk ka linja direkte për në vendet e rajonit.  

Qeveria turke ka reaguar duke theksuar se ndalimi ishte i padrejtë dhe se duhej të kthehej mbrapsht.

Ndërsa, më vonë gjatë ditës edhe Britania e Madhe njoftoi se ka ndërmarrë masa të ngjashme me ato të autoriteteve amerikane.

“BBC” thotë se pasagjerët e rreth 50 fluturimeve çdo ditë nga nyjet e trafikut ndërkombëtar në Lindjen e Mesme dhe në Turqi do të jenë të detyruar në ndjekin urdhrat e rinj.

Lista e aeroporteve dhe vendeve nga të cilat do të ndalohet transporti i pajisjeve elektronike:

Aeroporti Ndërkombëtar i Hamadit, Doha, Katar

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, Emiratet e Bashkuara

Aeroporti Ndërkombëtar Abu Dhabit, Emiratet e Bashkuara

Aeroporti Ndërkombëtar i Ataturkut, Istanbul, Turqi

Aeroporti Ndërkombëtar Mbretëresha Alia, Amman, Jordani

Aeroporti Ndërkombëtar i Kairos, Egjypt

Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Abdul, Jeddah, Arabia Saudite

Aeroporti Ndërkombëtar mbreti  Khalid, Riyadh, Arabia Saudite

Aeroporti Ndërkombëtar Mohammed V, Casablanca, Marok

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvaitit, Kuvajt

Kompanitë ajrore të ndikuara:

EgyptAir

Emirates

Etihad Airways

Turkish Airlines

Kuëait Airways

Qatar Airways

Royal Air Maroc

Royal Jordanian

Saudi Airlines

Turkish Airlines

Ky urdhër vlen nga 25 marsi deri në një datë të pacaktuar./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT