Muhamet Rrumbullaku është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas vendimit të qeverisë këtë të mërkurë. Rrumbullaku, 56 vjeç, ka lindur në Tiranë dhe është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë së Tiranës dhe në vitin 2010 ka marrë titullin Jurist.

Prej 2019-s ai qëndroi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Edhe pasi ky institucion u kthye në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rrumbullaku vijoi të qëndronte në krye të tij.

Më 2 Shtator, Rrumbullaku u zëvendësua në detyrën e kreut të AMP-së nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit. Po ashtu, ai ka punuar edhe në sektorin privat.

Profili i drejtorit të ri të policisë

Zoti Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 Shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

EDUKIMI:

-Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.

-Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

-Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.

KUALIFIKIME DHE TRAJNIME:

-Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, certifikuar më dt. 04/05/2001.

-Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, certifikuar më dt. 19/05/2001.

-Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikëqyrjes nga Programi ICITAP, certifikuar më dt. 05/04/2002.

-Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, certifikuar më dt. 23/05/2003.

-Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, certifikuar më dt. 20/06/2003.

-Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, certifikuar më dt. 21/10/2005

-Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, certifikuar më dt. 09/02/2006.

-Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, certifikuar më dt. 12/12/2006.

-Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, certifikuar më dt. 22/01/2008.

-Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, certifikuar më dt. 13/06/2008.

-Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.

-Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.

KARRIERA PROFESIONALE:

-Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

-Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

-Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.

-Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.

-Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.

-Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.

-Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.

-Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.

-Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.

-Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.

-Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.

-Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

-Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.

-Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.

-Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.

-Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit  të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.

-Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.

-Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.

-Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.

-Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.

-Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit  të Zyrës Kundër  Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.

-Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë

-Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

-Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.

-Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.

-Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.

-Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.

-Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.

-Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel./tvklan.al