Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh gjatë seancës së sotme parlamentare se deputetët kuptuan se me rrugën radikale nuk shkohet askund. Ajo u shpreh se është detyrë kushtetuese e deputetëve të jenë në Kuvend.

“Për çdo deputet dhe forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Flamuri i radikalizmit nuk është flamur fitoreje, por disfate. Është më mirë të ulesh të gjesh fjalën dhe të biesh dakord qoftë me ata që i ke përballë. Nuk ishte sot e nevojshme t’i mundonim ambasadorët të vijmë në seancë e të na shohin si pajtohemi me njëri-tjetrin. Është detyra jonë kushtetuese të jemi në Kuvend. Për këtë i përgëzoj të gjithë deputetët që mbërritën në këtë konkluzion”, u shpreh Spiropali.

Ditën e sotme Kuvendi iu rikthye normalitetit pas 5 muajsh kaos. Kjo erdhi pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së për ngritjen e dy komisioneve hetimore, atë për rrjedhjen në sistemin TIMS dhe atë për shërbimet në shëndetësi./tvklan.al