Yjet e muzikës interpretojnë live “Rain on Me”

Kanë dominuar në mënyrë absolute Lady Gaga dhe Ariana Grande natën e ndarjes së çmimeve të Video Music Awards 2020, event të cilin nuk e ndali as koronavirus.

‘Rain on me’ u interpretua live  për hërë të parë nga dy yjet e muzikës, ku përveç performancës së jashtëzakonshme ato që ranë në sy ishin maskat.

Gaga u vlerësua me pesë çmime, mes tyre artistja e vitit dhe kënga e vitit. Video me e mirë e vitit u vlerësua ajo e Weeknd, “Blinding Lights”.

Këtë vit, si pasojë e pandemisë, ishin shtuar edhe dy kategori: video më që mirë nga shtëpia, çmim që shkoi për Ariana Grande dhe  Justin Bieber me  “Stuck with U”,  dhe performanca me e mirë në karantinë që shkoi pë CNCO  me “Unplugged at Home”.

Vajzat e famshme koreanojugore te njohura si Blackpink, u vlerësuan si mbretëreshat e verës me “How You Like That”.

Tv Klan