#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Arrihet dakordësia PS-PD në kuvend. “OK” kërkesës së opozitës për 2 komisione hetimore

Arrihet dakordësia në kuvend mes mazhorancës dhe partisë demokratike të drejtuar nga Berisha. Në konferencën e kryetarëve u ra dakord sot për ngritjen e dy komisioneve hetimore për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

“21 janari” i kalon SPAK, Gjykata e Lartë pranon kërkesën e familjareve. Rama: U kthye në jetë shpresa

21 janari do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e familjarëve të viktimave dhe urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për këtë çështje. Vendimi përshëndet nga kryeministri Rama i cili thotë se sot u rikthye shpresa e varrosur.

Pagat në shtet më të larta se në privat. Instat: Më të paguarit ekonomistët dhe IT

Sektori shtetëror vijon të thellojë hendekun e pagave në raport me sektorin privat. Sipas INSTAT, paga mesatare në shtet ka arritur nivelin e 75 mijë lekëve, ndërkohë që profesionet më të paguara janë ato të aktiviteteve financiare dhe IT-së.

Escobar: Me Kurtin, problem komunikimi. Vendimi i bankës për dinarin serb, katastrofë

Trump adhuron Hitlerin? Detajet shokuese në një libër të ri në treg

“Donald Tramp thoshte se Hitleri ka bërë edhe gjëra të mira”. Është kjo një nga dëshmitë që një gazetar i CNN ka publikuar në një libër të ri. Njerëz pranë tij i kanë rrëfyer se Tramp e adhuronte liderin nazist për ekonominë dhe besnikërinë.

Kadare nominohet për “The Booker 2024”. Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nominuar për çmimin ndërkombëtar “The Booker” me veprën e tij të fundit “Kur sunduest grinden”. Kadare e ka fituar këtë çmim edhe në vitin 2005.

/tvklan.al