#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 14 Nëntor 2022

Shqipëri – RMV firmosin 21 marrëveshje dhe memorandum në mbledhjen e dy qeverive.

Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut firmosin 21 marreveshje dhe memorandume ne mbledhjen e dy qeverive te mbajtur ne Shkup. Dy kryeministrat deklarojne se Ballkani i Hapur i pershpejton projektet e nisura nen Procesin e Berlinit.

Berisha: Rama e do flamurin e PD për vasalët e tij. Ndërkombëtarët të mos mbështesin regjimin e tij.

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama se po tenton t’ua jape me gjykate flamurin e Partise Demokratike vasaleve te tij. Ai u ben thirrje nderkombetareve te mos e mbeshtesin me regjimin e tij.

Letërporositë, hakerat nuk ndalojnë publikimet. Dalin e-mailet e ish-kreut të Shërbimit Informativ.

Leterporosite e Prokurorise se Tiranes nuk frenojne dot publikimin e dokumentave shteterore te marra nga sulmet kibernetike. Hakerat iraniane nxjerrin e-mailet dhe te dhena te tjera te shefit te Sherbimit Informativ Shteteror.

Tirana, e para në lindjen e fëmijëve. Korça shënon më shumë vdekje në vit.

Shqiperia regjistroi me pak lidhje dhe me pak vdekje ne 3-mujorin e trete te ketij viti. Kryeqyteti mban numrin me te larte te lindjeve, ndersa Korca eshte qarku me numrin me te larte te ndarjeve nga jeta.

Një 23-vjeçare siriane, autore e shpërthimit në Stamboll. Pjesë e organizatës PKK.

Autoritetet turke arrestojne nje 23 -vjecare nga Siria si autore te sulmit me 6 viktima dhe 81 te plagosur te ndodhur nje dite me pare ne Stamboll. Ajo dyshohet se eshte pjese e PKK, te shpallur nga Turqia si organizate terroriste.

Futbollistët kërkojnë formacionin përballë Italisë. Asllani: Duam të luajmë me të gjithë./tvklan.al

Futbollistet e kombetares kerkojne te jene pjese e formacionit kryesor ne miqesoren e te merkures perballe Italise, qe do te transmetohet ne Televizionin Klan. Kristian Asllani pranon se te gjithe duan te luajne.